Ministri i Brendshëm Taulant Balla reagon për operacionet e 24-orëve të fundit, në disa qytete në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri i brendshëm Balla u shpreh se rezultatet e dukshme rritin përditë besimin e publikut tek uniformat blu.
“Reagimi në kohë i Policisë së Shtetit në parandalimin e konflikteve me pasoja, operacionet sistematike “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, kundër armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, po rritin besimin e qytetarëve përditë e më shumë. Përgëzime Policisë së Shtetit Fier, Velipojë dhe Korçë, për rezultatet e 24 orëve të fundit”, nënvizon Balla.
Disa ditë më parë, në një sondazh të institutit “Agenda” citohet se mbi 70% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi.