Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    Botërori 2026/ Rekordet e argjentinasit, Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

    Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Debati për Mirditën, ministri Nufi: Raporti i ekspertëve nuk parashikon shkrirje apo bashkim

    July 18, 2026
    Debati për Mirditën, ministri Nufi: Raporti i ekspertëve nuk parashikon shkrirje apo bashkim

    Në cilësinë edhe të drejtuesit politik të qarkut të Lezhës, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka reaguar në lidhje me debatin e krijuar së fundmi lidhur me raportin e ekspertëve për reformën administrativo-territoriale. Në një reagim publik, ministri Nufi thekson se dokumenti nuk parashikon në asnjë moment shkrirjen apo bashkimin e Bashkisë Mirditë me ndonjë bashki tjetër.

    “Jo vetëm si drejtues politik i Qarkut Lezhë, por edhe si një njeri me rrënjë të forta dhe krenare në Mirditë, e cila ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një nga krahinat më përfaqësuese të identitetit kombëtar shqiptar – DY FJALË SHKURT mbi debatin rreth raportit të ekspertëve për reformën administrative-territoriale” shkruan ministri Nufi.

    Sipas tij, raporti i ekspertëve nuk përmban asnjë propozim për ndryshimin e statusit të Bashkisë Mirditë, ndaj nuk ka arsye që qytetarët të shqetësohen nga interpretime që nuk burojnë nga përmbajtja e dokumentit.
    “E PARA: në asnjë moment, ky raport nuk propozon shkrirjen apo bashkimin e Bashkisë Mirditë me asnjë bashki tjetër. Prandaj, nuk ka asnjë arsye që mirditorët të shqetësohen nga interpretime që nuk burojnë nga përmbajtja e dokumentit. E DYTA: Për Mirditën, çështja nuk është të ndalemi nëpër debate mbi skenarë që raporti nuk i parashtron. Ajo që ka rëndësi është të përqendrojmë energjitë te zhvillimi i ekonomisë lokale, përmirësimi i shërbimeve publike dhe krijimi i më shumë mundësive për të ardhmen e këtij komuniteti me vlera të jashtëzakonshme njerëzore, historike dhe kulturore” sqaron ministri Nufi.

    Më tej ai shprehet se, “askush nuk fiton duke mohuar realitetin! Mirdita, ashtu si shumë zona të tjera të vendit, përballet me sfida, ekonomike dhe zhvillimore, të cilat njihen prej vitesh”. Por, thekson ministri Nufi më tej, pikërisht për këtë arsye na duhet më shumë përgjegjësi. Na duhen më shumë fokus dhe energji se si ta bëjmë atë më të fortë ekonomikisht, më tërheqëse për të rinjtë, me më shumë investime, me shërbime publike më cilësore dhe me më shumë mundësi zhvillimi.

    Debati për Mirditën Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    July 18, 2026

    Botërori 2026/ Rekordet e argjentinasit, Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

    July 18, 2026

    Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

    July 18, 2026

    Humbasin rrugën në malin e Çikës 2 të rinj gjermanë, ekipet e Policisë dhe Zjarrfikëses në terren për shpëtimin e tyre

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.