Gara për “Këpucën e Artë” në Botërorin 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante, me disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror që rivalizojnë për çmimin e golashënuesit më të mirë të turneut.
Në krye të renditjes ndodhet kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, i cili ka shënuar pesë gola në vetëm dy ndeshje. Ylli argjentinas realizoi një tripletë ndaj Algjerisë dhe dy gola në përballjen me Austrinë, duke marrë avantazhin në garën për trofeun individual.
Pas tij renditen Kylian Mbappé, Ousmane Dembélé, Vinícius Júnior dhe Erling Haaland, të gjithë me nga katër gola të shënuar. Megjithatë, katër sulmuesit kanë zhvilluar nga një ndeshje më shumë se Messi, çka e bën edhe më mbresëlënëse ecurinë e argjentinasit deri në këtë fazë të turneut.
Ndërkohë, Cristiano Ronaldo ka realizuar dy gola në dy paraqitjet e tij në Botëror.
Përveç “Këpucës së Artë”, futbollistët në garë synojnë edhe çmimet e tjera individuale që ndahen në fund të turneut, si ai i lojtarit më të mirë dhe futbollistit të ri më të mirë.
Që nga edicioni i parë i Kupës së Botës në vitin 1930, asnjë lojtar nuk e ka fituar dy herë “Këpucën e Artë”. Rekordi mund të thyhet në këtë edicion, pasi Kylian Mbappé, fitues i këtij çmimi në Katar 2022, mbetet një nga pretendentët kryesorë për ta përsëritur suksesin.
Golashënuesit kryesorë deri tani në Botërorin 2026:
- Lionel Messi – 5 gola
- Kylian Mbappé – 4 gola
- Ousmane Dembélé – 4 gola
- Vinícius Júnior – 4 gola
- Erling Haaland – 4 gola
- Cristiano Ronaldo – 2 gola


