Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dafina Zeqiri mbështet Mimoza Ahmetin në ‘Ferma VIP’: Forca Moza, të duam

    Zbardhet vra*ja në Memaliaj/ Konflikt me 7 persona, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim (Emrat)

    Rama: Muxhahedinët iranianë i strehuam për arsye humanitare, Shqipëria ruan traditën e mikpritjes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Mesfushë e re, Interi kërkon si lider Granit Xhakën

    July 21, 2025

    Mesfusha Barela, Çalhanoglu dhe Mkhitarian, mbetet një simfoni e paharrueshme për tifozët zikaltër. Me ta, Inter fitoi yllin e dytë në fanellë dhe luajti dy finale Championsi në vetëm tri vite.

    Por muzika ka nevojë për rifreskim, dhe për të vazhduar në krye të skenës europiane, trajneri i ri Kristian Kivu po kërkon harmoni të re në qendër të fushës. Ndryshimet kanë nisur që nga ndeshjet e para të verës, ku ish-mbrojtësi legjendar i Interit po eksperimenton me skema të reja dhe rotacione të ndryshme, madje edhe përtej Atlantikut në Kupën e Botës për Klube. Por rolin më të madh e luan merkatoja, e veçanërisht situata e paqartë e Çalhanoglusë, që mund të shkundë përfundimisht strukturën e mesfushës zikaltër.

    SURPRIZA SUÇIÇ- Sytë tashmë janë kthyer nga afrimi më i fundit, Petar Suçiç. Vetëm 22 vjeç (i mbush në tetor), talenti kroat është transferuar nga Dinamo Zagreb për 14 milionë euro dhe ka lënë shenjat e para në ndeshjet e para me Interin, sidomos gjatë Kupës së Botës për Klube. Suçiç është një mesfushor modern dhe i gjithanshëm, mund të luajë si “numër 6”, si “mezzala” (siç e quajnë italianët) apo në qendër të organizimit të lojës. Nëse Kivu vendos të formojë një mesfushë me dy lojtarë qendrorë dhe krahë ofensivë si Dumfris e Dimarko, atëherë Suçiç ka realisht shanse për të hyrë në rotacion. Ai ka përvojë në këtë sistem edhe me kombëtaren kroate, duke bashkëpunuar me yllin veteran Luka Modriç, tashmë pjesë e Milanit. Në një Inter të thellë në opsione, objektivi i parë i Suçiç do të jetë të fitojë hapësira në skemën e trajnerit. Por nëse Çalhanoglu largohet gjatë verës, roli dhe rëndësia e kroatit mund të rriten ndjeshëm.

    XHAKA- Për të balancuar rininë e Suçiç, Interi ka vënë syrin te një profil me përvojë të lartë, Granit Xhaka. Mesfushori i Zvicrës, mbi 30 vjeç, sjell eksperiencë, qartësi taktike dhe fleksibilitet, elementë kyç për filozofinë e lojës që Kivu po ndërton. Ai nuk do të pengojë rritjen e Suçiç, por përkundrazi do të ofrojë stabilitet dhe mentorim në një sektor në transformim. Ndërtimi i mesfushës së re po merr formë, dhe Interi duket se ka një plan të qartë, të përziejë talentin e ri me përvojën e testuar. Epoka e “Ba-Ca-Mi” mund të jetë drejt mbylljes, por zikaltrit janë gati për një simfoni të re, ndoshta më të freskët, por jo më pak ambicioze./PanoramaSport

    Championsi Granit Xhaka interi Mesfushë e re
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dafina Zeqiri mbështet Mimoza Ahmetin në ‘Ferma VIP’: Forca Moza, të duam

    April 22, 2026

    Zbardhet vra*ja në Memaliaj/ Konflikt me 7 persona, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim (Emrat)

    April 22, 2026

    Rama: Muxhahedinët iranianë i strehuam për arsye humanitare, Shqipëria ruan traditën e mikpritjes

    April 22, 2026

    Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rriten/ Irani akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit dhe bllokim të qarkullimit

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.