Rajoni i Mesdheut po përballet me temperatura të paprecedenta të sipërfaqes së detit, me ndikime të mëdha ekologjike, ekonomike dhe sociale.
Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së, viti 2024 shënoi temperaturën mesatare më të lartë të regjistruar ndonjëherë në detet evropiane: 13.73°C, duke thyer rekordin e vitit 2023.
Në gusht, Mesdheu arriti në 28.7°C, një nivel që shkencëtarët e krahasojnë me “zjarre nënujore”, për shkak të dëmeve që shkakton mbi ekosistemet detare.
Pasojat janë të shumta: migrimi i specieve, zbardhja e koraleve, shfaqja e kandilëve toksikë, erozioni bregdetar, humbja e plazheve dhe kërcënimi mbi turizmin.
Temperaturat ekstreme në Mesdhe dhe Detin e Zi në 2024 kontribuuan edhe në formimin e stuhisë Boris, e cila shkaktoi përmbytje në Europën Qendrore dhe dëme të mëdha në Spanjë.


