Kombëtarja shqiptare përballet me Ukrainën në Air Albania në sfidën e fundit për këtë edicion të Nations League.
Gjyqtarët për këtë sfidë janë caktuar. UEFA ka bërë me dije emrat që do të vendosin drejtësi në një ndeshje që pritet të jetë shumë e rivalizuar për vetë rëndësinë që ka.
Arbitër kryesor do të jetë një emër i njohur i arbitrimit, Joao Pedro Pinheiro.
Luzitani është një arbitër me “bagazh” që ka arbitruar edhe në Europë, si në nivel klubesh ashtu edhe në nivel kombëtaresh.
Portugezi referohet gjithnjë në sfida të nivelit të lartë në Primeira Liga, liga portugeze. Ndërkohë që edhe ndihmësit e tij janë nga Portugalia.
4 arbitra nga vendi iberik do të mbajnë drejtësi në takimin Shqipëri-Ukrainë që luhet në datën 19 nëntor, ora 20:45.


