Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Merr fund arratia e djalit të pronarit të ujit ‘Lajthiza’, 32-vjeçari plagosi tre persona në lokalin e VIP-ave

    September 25, 2024

    Pas disa javësh në arrati, policia ka arritur të vërë në pranga 32-vjeçarin Edison Elezaj, i cili është djali i pronarit të ujit ‘Lajthiza’.

    I riu akuzohet nga policia si autori i plagosjes së trefishtë në një lokal nate, në muajin Korrik 2024.

    Personi që ka qëlluar gjatë një darke familjare akuzohet se është Edison Elezaj, djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i “Ujit Lajthiza”.

    Edison Elezaj mbante armë pa leje, ndërsa mbeten të dyshimta rrethanat e plagosjes së tre personave në një lokal VIP-ash te “Rruga e Kavajës” në Tiranë.

    Të plagosur mbetën tre anëtarë të së njëjtës familje, 36-vjeçarja Elona Pinari, vëllai i saj binjak A. Pinguli, 36 vjeç, dhe vëllai i tyre dy vite më i vogël D. Pinguli, 34 vjeç.

    Ata u paraqitën menjëherë në një spital privat, ku vajza kishte marrë plagë më të rënda. Në atë kohë, fillimisht Policia e Tiranës e paraqiti sikur Edison Elezajt i ishte shkrepur arma aksidentalisht, pa sqaruar se çfarë kishte ndodhur dhe pas denoncimit në media, e shpalli atë në kërkim, duke i rënduar dhe akuzën për plagosje të rëndë me dashje.

    NJOFTIMI I DYTË I POLICISË MBI NGJARJEN: 

    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se:

    Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat: – u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;
    – u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

    Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.

    LEXO EDHE

    Ndodhi aksidentalisht/ Djali i pronarit të ujit ‘Lajthiza’ lëndon 3 persona, në kërkim për “Plagosje me Dashje”

    Djali i pronarit të ujit “Lajthiza” plagos me armë zjarri një vajzë dhe dy vëllezër në një festë!

    Edison Elezaj plagosi 3 veta plagosja uji lajthiza
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    April 24, 2026

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    April 24, 2026

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    April 24, 2026

    Tarifat e One nën hetim, Biba paralajmëron vendim: Ndryshim i madh në tregun celular

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.