Një gomone ka marrë zjarr në zonën e Potamit në Himarë, konkretisht në pjesën e këmbës së motorit.
Si pasojë, mjeti lundrues është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar, përfundimisht duke përfunduar në det.
Tre personat që ndodheshin në bord u shpëtuan nga policia kufitare, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje pas njoftimit nga salla e Policisë Himarë.
Pasagjerët u shoqëruan në breg dhe fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, pa pësuar dëmtime trupore.


