Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, motori përplaset me makinën, plagoset rëndë drejtuesi

    Aksident në Velipojë-Shkodër, tre të plagosura jashtë rrezikut për jetën

    I kërkoi ndërhyrje Donald Trump për Hashim Thaçi, Rama: Ende s’kam marrë përgjigje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Merkel kritikohet ashpër për deklaratat ndaj Putinit

    October 10, 2025

    Angela Merkel tha se Polonia dhe shtetet baltike bllokuan bisedimet e BE-së me Vladimir Putinin para luftës në Ukrainë. Kritika të ashpra nga këto vende, mbështetje nga Moska.

    Edhe pse ajo nuk është më aktive në politikë, fjalët e saj dëgjohen me kujdes. Sidomos kur bëhet fjalë për sfondin e sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Angela Merkel, e cila ishte kancelare gjermanederi në dhjetor të vitit 2021, formësoi ndjeshëm politikën evropiane ndaj Rusisë.

    Në një intervistë me median hungareze “Partizan”, Merkel foli për periudhën para luftës dhe kohën kur virusi korona e bëri të vështirë kontaktin me Vladimir Putinin. Foli edhe rreth asaj se si ajo, si kancelare në atë kohë, nisi bisedimet midis BE-së dhe Rusisë në qershor të vitit 2021 me qëllim stabilizimin e armëpushimit të brishtë midis Ukrainës dhe Rusisë: “Që ne, si Bashkim Evropian, të flasim drejtpërdrejt me Putinin”.

    “Disa nuk e mbështetën. Këto ishin kryesisht shtetet baltike, por edhe Polonia ishte kundër saj, sepse kishin frikë se nuk do të kishim një politikë të përbashkët ndaj Rusisë”, tha Merkel. Përpjekja dështoi, shtoi ajo. “Atëherë u largova nga detyra dhe pastaj filloi agresioni i Putinit”, tha ish-kancelarja.

    Kritika të ashpra nga Polonia dhe shtetet baltike

    Deklaratat e Angela Merkelit në lidhje me rrethanat e luftës kanë shkaktuar një valë kritikash në vendet përkatëse. “Nuk është vetëm kontraverse. Është skandaloze. Sepse ajo në thelb po na akuzon se kemi mundësuar pushtimin”, tha Andris Pabriks, ministër i Mbrojtjes i Letonisë në periudhën 2019 deri 2022. “Ajo po i kthen gjërat përmbys dhe nuk mund t’i pranojë gabimet e saj, të cilat në fakt kanë kushtuar shumë”, i tha ai DW.

    Artis Pabriks, ministri i Mbrojtjes së Letonisë

    Mateusz Morawiecki, i cili ishte kryeministër i qeverisë konservatore të krahut të djathtë të Polonisë në vitin 2021, shkroi në X se Angela Merkel “kishte vërtetuar me intervistën e saj të pamenduar se është ndër politikanët gjermanë që i kanë shkaktuar dëmin më të madh Evropësnë shekullin e kaluar”.

    Kritika ndaj deklaratave të ish-kancelares gjermane kanë ardhur edhe nga qeveria aktuale liberale polake. Pretendimi se dikush nuk u ul në tryezën e negociatave me Rusinë në kohën e duhur është “absurd”, sepse Rusia është qartësisht agresorja, tha për Polsat News, ministrja e Fondeve dhe Politikës Rajonale Katarzyna Pełczyńska-Nałęcz. “Këto fjalë janë krejtësisht të papërshtatshme sot dhe ato i shërbejnë propagandës ruse”, shtoi ajo.

    Mbështetje nga Rusia
    Deklaratat e Angela Merkel kanë tërhequr vërtet shumë vëmendje në Rusi – dhe janë pritur me miratim. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, komentoi: “Mund të mendohet se znj. Merkel ka të drejtë në këtë drejtim”. Bashkimi Evropian, tha ai, është “fatkeqësisht peng i politikave fanatike të shteteve baltike dhe Varshavës” në çështjet e politikës së jashtme. Duma ruse tha se Polonia dhe shtetet baltike po bëjnë gjithçka që munden për të “provokuar” konflikte.

    Shkencëtari politik pro-Kremlinit, Sergei Markov, “festoi” momentin e deklaratës së Angela Merkelme një postim në kanalin e tij Telegram. “Merkel e di dhe e kupton se në Evropë trendi i konfliktit me Rusinë është zhvendosur kundrejt dëshirës për paqe me Rusinë”, pohoi Markov.

    Për çfarë u zhvillua samiti i BE-së në qershor 2021?

    Propozimi për të mbajtur një samit BE-Rusi ishte temë diskutimi në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në qershor 2021. Iniciativa erdhi nga Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron. Në atë kohë, samitet BE-Rusi nuk ishin mbajtur që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në Ukrainën lindore.

    Në fillim të vitit 2021, situata në Ukrainën lindore u përkeqësua. Numri i shkeljeve të armëpushimit në Donbas u rrit përsëri. Zbatimi i marrëveshjeve të Minskut për të zgjidhur konfliktin nga viti 2014 dhe 2015 kishte ngecur prej kohësh.

    Nga ana tjetër, kontaktet midis Perëndimit dhe Rusisë u rinovuan. Presidenti i atëhershëm i SHBA-së Biden, u takua me Vladimir Putin në një samit në Zvicër në mesin e qershorit 2021. Pak më vonë, Putin, në një artikull në të përjavshmen gjermane “Die Zeit”, mbështeti “rinovimin e një partneriteti gjithëpërfshirës me Evropën”.

    Propozimi i Merkel dhe Macron për të mbajtur një samit të BE-së me Putinin mori mbështetjen, ndër të tjera, të Italisë dhe Austrisë. Megjithatë, u kritikua nga Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia.

    Holanda ishte gjithashtu skeptike. Kryeministri letonez Krisjanis Kariņs tha më pas se duhet të shmanget përshtypja e “shpërblimit” të Putinit me një samit pa zgjidhje paraprake për situatën në Ukrainën lindore.

    Nord Stream 2 minoi besimin në Gjermani
    Në të njëjtën kohë, po zbatohej një projekt gjermano-rus që ishte një halë në sypër anëtarët e BE-së të Evropës Lindore dhe vetë Ukrainën: tubacioni Nord Stream 2, i cili supozohej të lidhte drejtpërdrejt Rusinë dhe Gjermaninë.

    Në fillim të qershorit 2021, Vladimir Putin konfirmoi përparimin në ndërtimin e tubacionit të gazit. Polonia dhe shtetet baltike këmbëngulën në “mbylljen” e projektit.

    Nord Stream 2 dëmtoi përgjithmonë marrëdhëniet, kujton Pabriks, atëherë ministër i Mbrojtjes i Letonisë: “Ne paralajmëruam kundër kësaj varësie nga Rusia si një gabim gjeostrategjik. Në të njëjtën kohë, Merkel personalisht pretendoi se Nord Stream 2 ishte një çështje thjesht ekonomike dhe nuk kishte të bënte fare me politikën.”

    Me pushtimin rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dallimet në opinione brenda BE-së fillimisht u zbehën në sfond. Nord Stream u dëmtua përgjithmonë nga shpërthimet në shtator të vitit 2022. Angela Merkel duket se e ka kuptuar këtë: “Sot nuk do të jemi më në gjendje të shpjegojmë se çfarë do të kishte ndodhur nëse… dhe a do të kishin ndryshuar kohërat”, tha ajo në intervistën me gazetën hungareze “Partizan”./DW

    Angela Merkel deklaratat ndaj Putinit Polonia Vladimir Putin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, motori përplaset me makinën, plagoset rëndë drejtuesi

    April 22, 2026

    Aksident në Velipojë-Shkodër, tre të plagosura jashtë rrezikut për jetën

    April 22, 2026

    I kërkoi ndërhyrje Donald Trump për Hashim Thaçi, Rama: Ende s’kam marrë përgjigje

    April 22, 2026

    SHBA ndan NATO-n në “aleatë të mirë e të këqij”, Shqipëria në listën e favorizuar

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.