Qeveria italiane i qëndron operacionit në Shqipëri dhe kërkon të ndryshojë gjyqtarët që vendosin për vlefshmërinë e ndalimit të emigrantëve të sjellë në qendrën e Gjadrit. Sipas asaj që lexojmë në mediat italiane kjo çështje nuk do të jetë më në dorën e magjistratëve të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës, të cilët tani kanë liruar 19 azilkërkuesit, por në Gjykatën e Apelit në përbërje monokratike.
Risia përmbahet në një ndryshim në dekretin e flukseve të paraqitura të martën vonë në mbrëmje nga relatorja Sara Kelany (FdI).
Deri tani ka qenë seksioni i emigracionit në gjykatën e kryeqytetit që ka shprehur mendimin e tij për vleftësimin e ndalimeve të urdhëruara nga Kuestura.


