BRITANI E MADHE- Në një kohë që viti ka nisur me lajme të shumë personazheve me famë botërore që janë fejuar, martuar dhe bërë prindër, ka zhvillime edhe për personazhe të tjerë që po shkojnë drejt divorcit.
Mediat rozë po shkruajnë se thashmethemet për një divorc të mundshëm mes princ Harry-t dhe Meghan Markle janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Një temë për të cilën flitet herë pas here , edhe pse s’ka asnjë konfirmim të saktë nga asanjëra palë deri më tani.
Kujtojmë se në fund të viti që lamë pas, Harry dhe Meghan u dukën sikur po jetonin një periudhë të ndarë, pasi që gjatë pjesës së dytë të vitit ata u shfaqën vetëm në disa aktivitete publike.
Megjithatë, ata vendosën të fillonin vitin 2025 duke konfirmuar se do të jenë së bashku në Vancouver për të marrë pjesë në Invictus Games në shkurt.
Shumë media në Britaninë e Madhe por dhe në botë, shkruajnë se lidhja mes tyre ka marrë fund, ndërsa të tjerë janë të bindur se ata nuk kanë asnjë plan për t’i dhënë fund martesës.
Burime pranë çiftit është cituar në faqen e njohur “Page Six”, duke shpjeguar se, pavarësisht spekulimeve, Harry dhe Meghan janë të ndërthurur thellë në njëri-tjetrin dhe vlera e tyre qëndron në marrëdhënien që ata kanë.
Më tej thuhet se ata nëse ata do të donin të ndaheshin, do të kishin vështirësi ta bënin atë. Sipas këtij burimi, të dy janë shumë të lidhur dhe mund të përshkruhen si “narcisistë”, që do të thotë se janë shumë të fokusuar në marrëdhënien mes tyre.
Divorci duket ka pasoja të mëdha, sepse Meghan dhe Harry kanë nënshkruar kontrata të rëndësishme tregtare së bashku, të cilat do të ndikoheshin ndjeshëm nga një ndarje.
Spekulim tjetër mbi këtë ngjarje ka qarkulluar se Meghan Markle ka kontaktuar shtëpinë botuese Penguin Random House për të diskutuar mundësinë e publikimit të një libri që mund të trajtojë një mundësi divorci nga Harry./Radar.al


