TIRANA- Në mediat italiane një ditë më parë është raportuar se ka përfunduar puna për përgatitjen e qendrave të emigrantëve në Lezhë.
Sipas tyre, vendi i parë i pritjes në portin e Shëngjinit ishte tashmë gati prej kohësh ndërsa ai në Gjadër është dorëzuar ditën e mërkurë për testim. Sipas këtyre artikujve, pasi të kenë përfunduar testet, brenda një jave, strukturat do të hapen dhe do të mund të mirëpresin personat e parë që do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.
“Ato mund të hapen javën e ardhshme, pas testimit. Ka përfunduar puna për qendrat e emigrantëve në Shqipëri nën juridiksionin italian . Me sa dimë, lokacioni Gjader, vendi i parë i pritjes në portin e Shëngjinit ishte tashmë gati, u dorëzua dje, 9 tetor 2024, për testim. Ekziston një qendër për ndalimin e azilkërkuesve (880 vende), një CPR (144 vende) dhe një burg (20 vende). Pasi të kenë përfunduar testet, brenda një jave, strukturat do të hapen dhe do të mund të mirëpresin personat e parë që do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.”- shkruan “La7”.


