Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Andy Burnham një hap larg Downing Street, siguron mbështetjen dërrmuese të deputetëve laburistë

    Shqipëria drejt një tjetër hapi në integrimin evropian, Rama jep lajmin: Më 14 korrik pritet mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave me BE-në

    Media italiane “The Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kulturë

    Media italiane “The Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

    July 10, 2026

    Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare si një nga destinacionet turistike më tërheqëse në Evropë, falë natyrës së paprekur, trashëgimisë kulturore dhe çmimeve konkurruese.

    Revista italiane e udhëtimeve “The Wom Travel” e ka renditur Shqipërinë mes 10 destinacioneve më autentike dhe më pak të mbipopulluara nga turistët për verën e vitit 2026. Në këtë listë, vendi ynë renditet krah destinacioneve si Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Portugalia, Holanda, Estonia, Lituania, Skocia dhe Bullgaria.

    Sipas artikullit, Shqipëria është zgjedhja ideale për udhëtarët që dëshirojnë të shmangin destinacionet e mbushura me turistë dhe të përjetojnë një eksperiencë autentike, mes natyrës, kulturës dhe mikpritjes tradicionale.

    Vëmendje të veçantë i kushtohet Rivierës Shqiptare, e cila po fiton gjithnjë e më shumë reputacion si një nga perlat e reja të Mesdheut. Me rreth 150 kilometra vijë bregdetare përgjatë detit Jon, ajo ofron plazhe me ujëra të kristalta, gjire të fshehura, peizazhe spektakolare dhe një atmosferë të qetë, larg turizmit masiv.

    Revista thekson se, krahas bukurisë natyrore që shpesh krahasohet me bregdetin grek, Shqipëria mbetet një nga destinacionet më ekonomike në Evropë, me çmime dukshëm më të ulëta dhe një fluks turistësh më të moderuar.

    Sipas “The Wom Travel”, Durrësi, Vlora dhe Saranda janë tre pikat kryesore për të zbuluar bregdetin shqiptar. Durrësi përshkruhet si një qytet energjik dhe i preferuar nga të rinjtë, ndërsa Vlora vlerësohet për gjirin e saj të mrekullueshëm dhe për plazhin e Gjipesë, i konsideruar ndër më të bukurit në Shqipëri falë natyrës së paprekur.

    Saranda cilësohet si “Nimfa e Jonit” dhe zemra e Rivierës Shqiptare, duke ofruar një kombinim të pushimeve bregdetare me turizmin kulturor. Vetëm pak kilometra larg saj ndodhen plazhet e Ksamilit, të njohura për ishujt e vegjël dhe ujërat e kristalta që shpesh krahasohen me Karaibet, si dhe Parku Arkeologjik i Butrintit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

    Artikulli rekomandon gjithashtu destinacione më pak të njohura, si plazhi i Krorezës, i arritshëm vetëm nga deti, dhe plazhi i Kakomesë, i rrethuar nga vegjetacioni tipik mesdhetar.

    Në fund, revista ndalet edhe te fshati historik i Qeparoit, ku shtëpitë tradicionale prej guri po restaurohen dhe po shndërrohen në hotele butik, duke ruajtur identitetin autentik të zonës dhe duke e kthyer atë në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Andy Burnham një hap larg Downing Street, siguron mbështetjen dërrmuese të deputetëve laburistë

    July 10, 2026

    Shqipëria drejt një tjetër hapi në integrimin evropian, Rama jep lajmin: Më 14 korrik pritet mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave me BE-në

    July 10, 2026

    Media italiane “The Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

    July 10, 2026

    33-vjeçari nga Vlora humb jetën tragjikisht në Itali, dyshohet se u mbyt në lumë

    July 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.