Tensionet në GJKKO:
Ilirian Dyzeni: Kryetari e Dhomës Kombëtare të Avokatisë na udhëzoi të dalim. Do dalim me vendim. Nuk mund të vijmë këtu e të përballojmë tensionin. Unë do tërhiqem, fola me Maks Haxhinë.
Rumano: Të merrni masa konkrete edhe për prokurorin. T’i drejtoheni kryeprokurorit të SPAK me shkresë zyrtare.
Avokate Elda Zotkaj: Po ashtu kërkoj të ndalohet seanca. Para disa ditësh pyeta prokurorin nëse ka nisur hetime për kanosje ndaj avokatit. Prokurori Behar Dibra më tha, je në besën time, nuk të bën asgjë Nuredin Dumani. Nuk e di që prokurori lidh besën me të pandehurin.
Prokurori Behar Dibra: Kërkoj të flas.
Gjykata ia ndalon
Prokurori Behar Dibra: Dua fjalën. Nuk e krijova unë atë situatë? Kush e provokoi? Janë shpifje.
Avokatja: Ke dy dëshmitarë. Do bëj kallëzim për ty. S’kam frikë as zotin unë nga e vërteta. Ke kolegët e mi dëshmitarë.
Prokurori Behar Dibra: Shko bëj kallëzim. Mos shpif. Merrni vendim për vijim seance. Ose përndryshe merrni vendim për gjobën më të lartë.
Gjykata: Tregoni respekt për njëri tjetrin një herë, pastaj gjykatës. Është krijuar tension dhe amulli në seancë duke zhvendosur vëmendjen në situata që nuk kanë të bëjnë me faktet penale. I tërhiqet vërejtje dëshmitarit, Nuredin Dumani.
I tërhiqet vëmendje prokurorit që ka detyrë të marrë leje përpara se të flasë. Janë situata të përsëritura. Në momentin e parë që do të përsëritet e njëjta situatë, Gjykata do marrë vendime që nuk i ka marrë më herët.
Rumano: Kërkoj shtyrjen e seancës.
Gjykata: Shtyhet seanca ditën e martë, ora 10:00./Radar.al
9-vjeçari me dy krahët e prera/ Kjo është fotoja e vitit, e zgjedhur nga World Press Photo!