Ish-banori i “Big Brother Vip Kosova”, aktori Gani Gërmia gjatë ditës së sotme ka shokuar ndjekësit e tij në rrjete sociale, me disa pamje të rënda të gjendjes së tij shëdetësore.
Aktori postoi në Instastory një makinë të kthyer përmbys, e cila duket se ndodhet në anë të rrugës dhe më pas foton e tij ku dallohet me plagë në fytyrë nga aksidenti që pësoi.
Aksidenti u publikua nga vetë aktori, i cili nuk la vend për lajme nga mediat, sikurse ndodhi në rastin e Meriton Mjekiqit, që lajmi i aksidentit “u përdor” për promovimin e emisionit të ri të tij.



