SHKODËR-Një ditë pas atentatit me dy viktima në Shkodër janë publikuar pamjet e autorit të masakrës, Ragip Gila, pasi kreu vrasjen janë publikuar nga mediat.
Nga fotot shihet Gila me skafandër në kokë që të mos njihej dhe me pistoletën e vrasjes në dorë, është larguar qetësisht nga vendi i ngjarjes.

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë./Radar.al


