Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Iran

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    “Me Shehin u gabua”, ish-drejtori Dervishi: Ja çfarë i mungon Partizanit

    August 8, 2024

    TIRANË– Partizani ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm këtë verë, që ose do ta ngjisë në majën e futbollit tonë, ose do ta detyrojë në notojë në ujërat e mëparshëm.

    Ish-drejtor i të kuqve, Dritan Dervishi, aktualisht shef i skautëve të Hellas Veronës, në një intervistë për “Panorama Sport”, e sheh si vendim jo të duhur largimin e Shehit, teksa ka kritika për organikën dhe merkaton e Partizanit.

    Dritan, ishte i drejtë shkarkimi i Orges Shehit?

    Vendim absolutisht i gabuar. Nuk mund të shkarkohet trajneri kur nuk i ke bërë merkaton që ai kërkon. Mesa kuptoj unë nga jashtë, aty mungon koordinimi nëpërmjet sektorit teknik dhe drejtuesve.

    Ku mendoni se çaloi Partizani që nuk arriti objektivat në Europë?

    Unë personalisht mendoj se skuadra nuk ishte e kompletuar me lojtarë cilësorë për të arritur rezultatet që dëshiron klubi në Europë.

    Zeka, Piloto, Zguro dhe Mintongo. S’duket merkato “As”- ash, apo jo?

    Unë nuk kam për qëllim të tregoj mungesë respekti ndaj asnjë lojtari, por gabon kush i afron. Partizani është fanellë që peshon dhe nuk mund të bësh vetëm eksperimente.

    Largime si Sota, Atanaskoski, Murataj, Skuka dhe Maget së shpejti. Si do të ndikojnë këto dalje te Partizani?

    Nuk është problem kush ikën, sepse gjithnjë me 11 veta luhet. Problem është kush do të afrohet. Dhe unë te Partizani shoh një ngërç total në zgjedhje lojtarësh. Gjithashtu vërej mungesë vullneti për të promovuar lojtarët e sektorit të të rinjve.

    Duket sikur tregu i trajnerëve është i ngushtë. Si mendoni se do ta zgjidhë Partizani?

    Keni ndonjë këshillë? Nuk është problem trajneri. Ka trajnerë shumë të aftë që janë pa ekipe. Problemi është sesi klubi do ta ndihmojë këtë trajner që do të zgjedhë. Këshillë nuk kam, sepse nuk preferoj të bëj profesorin.

    A besoni se në harkun e afro tri javëve Partizani do të ndërtojë një skuadër më të fortë sesa vjet?

    Kur sheh që ka ngelur kaq pak kohë dhe lexoj që Partizani ende nuk e ka gati ekipin, është shqetësuese sesi stafi drejtues nuk veproi në kohë për të bërë merkato. Por Partizani ka buxhet dhe mendoj se nuk do të ketë probleme për të marrë lojtarë. Gjithsesi, janë pak vonë.

    Partizani kaloi një tur, të tjerat asnjë. Duket sikur futbolli shqiptar po prek fundin. Si mendoni?

    Futbolli shqiptar është lart me Kombëtaren. Aty shihet një organizim shumë i mirë i nga FSHF-ja, punohet me plan pune dhe me vizion. Ndërsa në kampionatet shqiptare, sidomos në Superiore, akoma nuk e kanë kuptuar se në çfarë drejtimi duan të shkojnë.

    Kur lexoj që në mëngjes janë drejtorë sportivë, pasdite agjentë lojtarësh dhe në darkë përfundojnë trajnerë ekipi, kaq më mjafton të kuptoj se çfarë organizimi kanë klubet tona. Janë shumë pak ato klube që programojnë dhe po organizohen për sfidat që futbolli modern kërkon.

    Cilin ekip prisni të bëjë surprizën në këtë sezon?

    Surpriza do të jetë Elbasani. Aty po punohet me program dhe mbrapa kanë një qytet që është gati t’i ndjekë në çdo cep të Shqipërisë për t’i ndihmuar drejt objektivave./PANORAMASPORT.AL

    Dritan Dervishi Orges Shehi Partizani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    June 18, 2026

    Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Iran

    June 18, 2026

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    June 18, 2026

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.