Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbulohet lokali i paligjshëm për baste sportive në Kombinat, në pranga një 24-vjeçar

    Bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit ndërmjet AKEP dhe AEK

    Vajza 5-vjeçare dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Policia zbardh detajet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Fjalimi i shkurtër/ LaCivita krahason Berishën me Trump e Regan

    April 12, 2025

    Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” prezantuan këtë të shtunë programin elektoral për zgjedhjet e 11 majit, gjatë një takimi në Pallatin e Kongreseve, ku u mblodh edhe Kuvendi Kombëtar i PD-së.

    I pranishëm ishte edhe këshilltari amerikan i fushatës, Chris LaCivita, i cili u ul në krah të Sali Berishës dhe mbajti një fjalim të shkurtër, më pak se 2 minuta ku e krahasoi programin e PD-së me atë të presidentit Donald Trump dhe ish-presidentit Ronald Reagan, duke e cilësuar si një plan konservator për uljen e taksave dhe mbështetjen e familjeve shqiptare.

    “Berisha është mik i vërtetë i familjeve shqiptare, ndryshe nga lidershipi i fshehtë dhe i dështuar i Ramës”, u shpreh LaCivita.

    Takimi nisi me një batutë të Artiola Tabakut për simbolikën e fushatës me “bufin epik që ha minjtë e gjirizeve të Rilindjes”, ndërsa PD prezantoi edhe spotin e fushatës që sulmonte drejtpërdrejt kryeministrin Rama dhe lidhjet e tij me George Soros.

    “Ne e dimë se 12-vjecari i Ramës ka qenë një zhgënjim i vërtetë. Një dështim i një udhëheqësi të qëndrueshëm kundër familjeve shqiptare. Por, ne kemi doktor Berishën, një mik të vërtetë të familjeve shqiptare. Ai ka një program të vërtetë për të ulur kostot e familjeve dhe një program konservator njësoj si ai i presidentit Regan dhe Trump. Është një plan i vërtetë për të ulur taksat. Një plan të vërtetë për të rinjtë shqiptarë dhe për të ardhmen. Ky është qëllimi i kësaj fushate. Është ky dallimi mes një udhëheqjeje të qëndrueshme të Berishës dhe të një udhëheqjeje në fshehje të asaj të PS-së. Një fitore për Berishën është një fitore për familjet shqiptare”, tha LaCivita.

    Berisha lacivita PD Programi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbulohet lokali i paligjshëm për baste sportive në Kombinat, në pranga një 24-vjeçar

    April 29, 2026

    Bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit ndërmjet AKEP dhe AEK

    April 29, 2026

    Vajza 5-vjeçare dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Policia zbardh detajet

    April 29, 2026

    Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.