TIRANË– Artistja e mirënjohur Soni Malaj ka ndarë një rrëfim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut gjatë qëndrimit të saj në Ferma VIP. Ajo ka folur lidhur me jetën e saj pas ndarjes dhe raportin që vazhdon të ketë me ish-bashkëshortin.
Artistja zbuloi se, pavarësisht se nuk janë më bashkë si çift, ajo dhe Mirko vazhdojnë të jetojnë në të njëjtën banesë në Itali, një situatë jo e zakonshme që ka ngritur shumë pikëpyetje.
“Me Mikron flasim gjithë ditën. Rrimë në një shtëpi në Itali, nuk jemi bashkë, por vila është e madhe dhe takohemi nëpër shtëpi.”- u shpreh këngëtarja, duke theksuar se raporti mes tyre mbetet i afërt dhe funksional.

Soni foli edhe për vajzën e tyre, Anna, për të cilën tha se është një fëmijë i qetë dhe i edukuar, duke ia atribuar këtë edhe bashkëpunimit të mirë mes saj dhe ish-partnerit në rritjen e saj.
Historia e tyre nisi vite më parë gjatë spektaklit Dancing Ëith The Stars, ku u njohën dhe më pas krijuan një lidhje që u kurorëzua me martesë në vitin 2013. Nga kjo martesë erdhi në jetë vajza e tyre, ndërsa në vitin 2015 çifti vendosi t’i japë fund marrëdhënies, për shkak të diferencave në stilin e jetesës dhe angazhimeve në vende të ndryshme./Radar.al


