Mediat greke kanë publikuar detaje nga ceremonia e martesës së liderit të partisë SYRIZA-s, Stefanos Kasselakis.
Ai ka finalizuar martesën me partnerin e tij Tyler Macbeth, në një ceremoni private në tarracën e Kopshtit Botanik të Chania, në Greqi.
Sipas mediave greke, ceremonia është zhvilluar rreth orës 18:00 të së premtes, ku çifti ka mbërritur në vendin e ceremonisë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa të ftuarit e tyre kishin nisur të vinin pak më herët.
Stefanos Kasselakis dhe Tyler Macbeth janë futur në ambientet e ceremonisë me një makinë private, me synimin për të shmangur kamerat, ndërsa pranë zonës janë parë edhe patrulla policie për të siguruar privatësinë e momenteve personale të çiftit.
Raportohet gjithashtu se është aktivizuar edhe një sistem anti-drone teksa ata u kërkuan të ftuarve që të dorëzonin celularët para fillimit të festës së dasmës.



