Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vodhën mbi 700 mijë euro në Postën e Durrësit, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën. Arrest shtëpie për dy vartëset

    Risia te italishtja/ Për herë të parë diplomë e dyfishtë! Studentët 2 vite në Shqipëri, i treti në Itali

    26 të përjashtuar nga Policia në 6 muajt e parë të vitit! Referime në prokurori për 232 punonjës policie dhe 2 të Gardës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Me kërkesë të BE-së, TikTok tërheq programin për shpërblimin e përdoruesve

    August 5, 2024

    Rrjeti social TikTok do të heqë përgjithmonë funksionin e shpërblimeve të përdoruesve në aplikacionin e përdorur në Francë dhe Spanjë, pas presionit nga rregullatorët evropianë, thanë të hënën Bashkimi Evropian (BE) dhe kompania kineze.

    Platforma TikTok Lite mbërriti në Francë dhe Spanjë – të vetmet vende të BE-së ku është e disponueshme – në prill të këtij viti. Përdoruesit mbi 18 vjeç mund të fitojnë pikë për shikimin dhe pëlqimin e videove, të cilat i shkëmbejnë me mallra si kuponë ose karta dhuratash (gift card) përmes një programi shpërblimi.

    “Ne ia dolëm të tërhiqnim përgjithmonë programin TikTok Lite Rewards, i cili mund të kishte efekte të varësisë”, tha komisionari evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.

    TikTok Lite është një version më i vogël i aplikacionit popullor TikTok, i cili merr më pak memorie në telefonin tuaj të mençur dhe është krijuar për të punuar me një lidhje më të ngadaltë interneti.

    TikTok u zotua ta heqë programin nga blloku 27-vendesh dhe të mos ekzekutojë “asnjë program tjetër që do të anashkalonte tërheqjen”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.

    Është fitorja e parë e madhe për Aktin e Bashkimit Evropian për Shërbimet Digjitale (DSA), një ligj i ri gjithëpërfshirës që kërkon që firmat digjitale që operojnë në bllok të monitorojnë në mënyrë efektive përmbajtjen në internet për të mbrojtur përdoruesit nga efektet e dëmshme.

    Komisioni nisi një hetim mbi aplikacionin Lite në prill për shqetësimet rreth efekteve “varësi” duke e detyruar TikTok-un të pezullojë përkohësisht programin.

    Çështja tani është mbyllur pasi TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, hyri në angazhime të detyrueshme.

    Çdo shkelje e premtimit mund të çojë në dënime të rënda, sipas DSA-së.

    “Ne do të monitorojmë nga afër pajtueshmërinë e TikTok-ut. Vendimi i sotëm dërgon gjithashtu një mesazh të qartë për të gjithë industrinë e mediave sociale”, tha zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit, Margrethe Vestager.

    TikTok ka konfirmuar se ka “tërhequr” programin e shpërblimeve.

    “Ne gjithmonë përpiqemi të bashkëpunojmë në mënyrë konstruktive me Komisionin Evropian dhe rregullatorët e tjerë. TikTok është i kënaqur që ka arritur një zgjidhje miqësore”, tha një zëdhënës i kompanisë.

    TikTok mbetet nën hetim që kishte nisur që nga shkurti mes shqetësimeve se rrjeti social mund të mos jetë duke bërë mjaftueshëm për t’i trajtuar ndikimet negative te të rinjtë.

    TikTok është ndër 25 platformat “shumë të mëdha” në internet, përfshirë Facebook-un, Instagram-in dhe YouTube-n, të cilat duhet të jenë në përputhje me rregullat më të rrepta të DSA-së nga gushti i vitit 2023.

    Rregullat, gjithashtu, presin që shitësit digjitalë me pakicë të veprojnë në mënyrë efektive për t’i mbrojtur blerësit në internet.

    DSA i jep BE-së fuqinë për të gjobitur kompanitë deri në gjashtë për qind të të ardhurave të tyre vjetore globale.

    Shkelësit e përsëritur mund të shohin platformat e tyre të bllokuara në BE.

    Hetimet po vazhdojnë për rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter, si dhe faqen kineze të shitjeve online AliExpress dhe kompaninë Meta, e cila përfshin Facebook dhe Instagram.

    TikTok po përballet, gjithashtu, me një sërë problemesh përtej Atlantikut. Kompania kineze që zotëron TikTok-un, ka ngritur një padi për të ndaluar një ligj amerikan që kërkon që aplikacioni të shitet vitin e ardhshëm ose të përballet me një ndalim nga SHBA. ByteDance pretendon se kjo shkel të drejtën e Amendamentit të Parë për fjalën e lirë.

    Shtetet e Bashkuara rritën presionin ndaj TikTok-ut javën e kaluar me një padi, duke e akuzuar aplikacionin për shkelje të privatësisë së fëmijëve duke mbledhur të dhëna rreth tyre pa lejen e prindërve të tyre kur ata përdorin platformën.

    TikTok tha se nuk pajtohet me pretendimet dhe se kompania ka masa mbrojtëse për të siguruar përvoja të përshtatshme për moshën./REL

    BE TikTok
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vodhën mbi 700 mijë euro në Postën e Durrësit, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën. Arrest shtëpie për dy vartëset

    July 18, 2026

    Risia te italishtja/ Për herë të parë diplomë e dyfishtë! Studentët 2 vite në Shqipëri, i treti në Itali

    July 18, 2026

    26 të përjashtuar nga Policia në 6 muajt e parë të vitit! Referime në prokurori për 232 punonjës policie dhe 2 të Gardës

    July 18, 2026

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.