Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbante mbi 55 kg kanabis në makinë, 68-vjeçari shqiptar arrestohet sapo hyn në kufirin grek

    I nxehti nuk “than” Fierzën/ Niveli i ujit 292,3 metra mbi mesataren për këtë periudhë

    Mbi 5000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Risia te italishtja/ Për herë të parë diplomë e dyfishtë! Studentët 2 vite në Shqipëri, i treti në Itali

    July 18, 2026

    Tre programe të reja studimi me diploma të dyfishta ofron këtë vit Departamenti i Gjuhës Italiane, në bashkëpunim me universitete prestigjioze në Peruxhia, Siena dhe Viterbo. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka prezantuar risitë e këtij viti akademik, që synojnë t’u përgjigjen kërkesave të tregut të punës, duke ndërlidhur njohuritë gjuhësore me teknologjinë.

    “Besoj se të gjithë e dinë që tashmë bota dixhitale dhe teknologjitë janë kryefjala e ditës. Prandaj, Gjuha dhe Kultura Italiane në Botën Digjitale ishte një program studimi jashtëzakonisht i domosdoshëm për t’u ofruar. Studentët do të marrin njohuri jo vetëm në fushat gjuhësore, filologjike, letrare dhe në mësimdhënien e gjuhës së huaj, por edhe në teknologjitë informatike të aplikuara në disiplinat shoqërore dhe në mësimdhënien e gjuhës italiane”, tha pedagogia Mirela Papa.

    Studentët do t’i zhvillojnë dy vitet e para të studimeve në Shqipëri, ndërsa vitin e tretë do ta kryejnë në një prej universiteteve në Itali. Pedagogia Mirela Papa sqaron se për këtë periudhë, studentët mund të përfitojnë nga bursat Erasmus, të cilat do i mbështesin financiarisht gjatë qëndrimit në vendin fqinj.

    “Studentët që do të zgjedhin të kryejnë vitin e tretë në Itali dhe të marrin diplomën e dyfishtë, do të kenë mundësi të aplikojnë për një bursë Erasmus. Bursat janë gjashtëmujore, me të drejtë rinovimi edhe për gjashtë muaj të tjerë. Studentë do paguajnë vetëm tarifën e shkollimit të Universitetit të Tiranës”, shtoi ajo.

    Në përfundim të studimeve, të rinjtë pajisen me diploma të dyfishta.

    “Studentët do të kenë mundësi të punësohen në institucione që merren me krijimin dhe menaxhimin e përmbajtjeve kulturore apo gjuhësore në format dixhital, në institucione që kanë në fokus e-learning dhe përdorimin e teknologjive në mësimdhënie dhe në proceset e të nxënit, si edhe në kompani që merren me prodhimin e programeve kompjuterike për menaxhimin e përmbajtjeve kulturore apo gjuhësore”, tha Papa.

    Maturantët që kanë përfunduar me sukses provimet e maturës shtetërore do të zgjedhin 10 preferencat e tyre, nga 27 korriku deri më 1 gusht.

    Për herë të parë diplomë e dyfishtë Risia te italishtja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbante mbi 55 kg kanabis në makinë, 68-vjeçari shqiptar arrestohet sapo hyn në kufirin grek

    July 18, 2026

    I nxehti nuk “than” Fierzën/ Niveli i ujit 292,3 metra mbi mesataren për këtë periudhë

    July 18, 2026

    Mbi 5000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim

    July 18, 2026

    Me objektiv parandalimin e zjarreve, Kukësi dhe Prizreni krijojnë brezin mbrojtës përgjatë kufirit Kosovë-Shqipëri

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.