Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Selanikun, ku një 27-vjeçar, i shtruar për pneumoni në Spitalin “Hipokratik”, ka braktisur repartin me kateterin venoz ende në dorë për të kryer disa tentativa grabitjeje.
Policia greke u njoftua menjëherë pas mesnatës nga qytetarë të alarmuar, të cilët raportuan se një person po përpiqej të hynte me forcë në automjete dhe dyqane pranë zonës së spitalit “Ippokrateio”.
Sipas raportimeve, rreth orës 00:30 i riu tentoi të depërtonte në një kamion, ndërsa pak më vonë u përpoq të thyejë një dyqan lulesh në rrugën Konstantinoupoleos. Incidentet kulmuan rreth orës 02:15, kur ai u pikas nga patrulla e policisë dhe pas një ndjekjeje në këmbë u arrestua.
Kur oficerët vunë re kateterin venoz në dorën e tij, 27-vjeçari u shpjegoi se ishte pacient i shtruar për pneumoni dhe kishte dalë nga spitali pa leje. Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe mënyrën se si ai u largua nga reparti pa u vënë re.


