TEPELENË– Kandidati i pavarur për Bashkinë Tepelenë, Gabriel Guma teksa shfaqet me bashkëshorten dhe fëmijën në në krah, i është drejtuar qendrës së votimit në fshatin e tij të lindjes në Luzat.
Në një prononcim për mediat ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tepelenës që të dalin të votojnë dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur.
“I bëj thirrje të gjithë tepelenasve që të dalin të votojnë masivisht, të bëjnë zgjedhjen e duhur.”-deklaroi Guma, i cili vlerësoi procesin si të qetë dhe
demokratik./Radar.al
Në Vlorë votohet për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë, qytetari në Tragjas s’di që ka zgjedhje


