Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA miraton mbi 8.6 miliardë dollarë shitje armësh për Lindjen e Mesme, anashkalohet Kongresi

    Kritikat e Merz për Trump, SHBA njofton tërheqjen e rreth 5 mijë trupave nga Gjermania

    Sulmet izraelite në Liban, 12 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në 24 orët e fundit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Më grabitën”, shqiptari plagoset nga mafia e gënjen policinë, arrestohet

    April 3, 2025
    Arrestohet një shqiptar dhe një italian, policia sekuestron 8kg kokainë. Ja çfarë i beri policave të dyshojnë

    Një shtetas shqiptar është plagosur me armë nga partneri i tij në biznes, teksa dyshohet se të dy janë anëtarë të një klani kriminal në zonën e Napolit, të përfshirë në narkotrafik. Dyshohet se shqiptari nuk kishte paguar borxhet e drogës.

    Policia italiane informoi se i arrestoi të dy personat, të riun e plagosur, që mashtroi në dëshmi duke denoncuar plagosjen në grabitje dhe autorin që e qëlloi në përpjekje për ta vrarë.

    Ngjarja e denoncuar si plagosje në grabitje nuk rezultoi e tillë pas hetimeve, por rezultat i një konflikti me një anëtar të grupit kriminal të lidhur me klanin Mallardo, në kulmin e një përleshjeje për borxhet e drogës. Guardia di Financa e Napolit u përfshi në hetime bashkë me Prokurorinë.

    I riu ishte plagosur rëndë nga tre të shtëna arme sipas mjekëve. I riu gjatë dëshmisë së parë u tha oficerëve se ngjarja ndodhi në një grabitje të dhunshme afër qendrës së Napolit.

    Por hetimet zbuluan se shqiptari ishte plagosur në shtëpinë e anëtarit të klanit mafioz, ky një i dënuar gjithashtu. Shqiptari kërkoi ndihmë në spitalin e Giugliano në Campania, ku u shtrua me një prognozë 30 ditore.

    Mjekët e shpëtuan pas ndërhyrjes kirurgjikale. Shqiptari gjithashtu dyshohet se ishte i përfshirë në tregtimin e kokainës dhe krak, në bashkëpunim me autorin e krimit, me të cilin pati edhe konfliktet, informon media italiane.

    Gjyqtari hetues i Napolit pranoi kërkesën e DDA-së së Napolit, nënprokuror Lucio Giugliano, prokuror shtesë Sergio Amato, dhe urdhëroi burgosjen e shqiptarit dhe autorit të krimit. Akuzat për ta janë të ndryshme, nga vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe deri te trafik droge.

    droge itali policia shqiptari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA miraton mbi 8.6 miliardë dollarë shitje armësh për Lindjen e Mesme, anashkalohet Kongresi

    May 2, 2026

    Kritikat e Merz për Trump, SHBA njofton tërheqjen e rreth 5 mijë trupave nga Gjermania

    May 2, 2026

    Sulmet izraelite në Liban, 12 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në 24 orët e fundit

    May 2, 2026

    Operacion i gjerë antidrogë në Elbasan, lëshohen 18 urdhër-arreste

    May 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.