Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën e saj: Sa ke ndryshuar

    Spanja zhgënjeu në ndeshjen e parë të Botërorit, portieri Simon pranon dobësitë: Ja çfarë na mungoi

    Çështja e zgjedhjes së Presidentit/ Kurti: Për të ecur përpara duhet të marrë fund qasja refuzuese e opozitës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Me faturat e ruajtura ju mund të përfitoni zbritje nga taksat. Ja çfarë duhet të dini

    February 21, 2025
    Me faturat e ruajtura ju mund të përfitoni zbritje nga taksat. Ja çfarë duhet të dini

    Nëse ju i keni akoma faturat e shpenzuara për mjekim, arsimim apo dhe interesat bankare të kredive që zotëroni, mund t’ju zbriten nga të ardhurat vjetore.

    Nga këto zbritje mësohet se përfitojnë ata individë me të ardhura nga punësimi, qiratë apo edhe të dypunësuarit.

    “Nuk është diçka e vështirë për t’u llogaritur është një analizë që lidhet me atë çfarë i ndodh familjes gjatë vitit ka që kanë nevoja për arsim ka edhe për shëndetësi. Në fakt duhet të ishte çik më e gjerë të përfshinte edhe ata që kanë nevoja për strehim dhe kategori të tjera në mënyrë që shpenzimet të kishin harmonizim me të ardhurat që realizon individi”, shprehet kontabalisti Eduart Gjokutaj.

    Por për të kuptuar se si llogariten shpenzimet e zbritshme marrim rastin e një individi në kryeqytet me të ardhura totale bruto në vlerën e 1 milionë  e 900 mijë lekëve të cilat vijnë kryesisht nga paga, interesat bankare por dhe qiratë.

    Shpenzime e zbritura nga ato të përgjithshme që bën një individ i njihen kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në vlerën e 130 mijë lekëve, shpenzime për shkollim në vlerën e 80 mijë lekëve dhe shpenzime për mjekim në vlerën e 40 mijë lekëve.

    Nga kjo përllogaritje ky individ në total 250 mijë lekë shpenzime të zbritshme.

    “Natyrisht nga këto ardhura bruto zbriten shpenzimet dhe ajo çfarë ngelet kthehet në një objekt të taksimit me shkallët progresive përkatëse. Në rastin tonë shembull tatimi i llogaritur është 19 mijë e 500 lekë”, thotë Gjokutaj.

    Ekspertët e tregut ngrenë shqetësimin se më shumë kategori të zbritshme duhet t’u njihen individëve.

    “Shpenzimet atë qëllim kanë të përfitojnë por gama e shpenzimeve duhet riparë se nuk i bënë të interesuar për të deklaruar të ardhurat gjithsej”, shton Gjokutaj.

    Nga ana tjetër drejtoria e Tatimeve bën me dije se me formatet e reja të deklaratave individuale të cilët kanë efekt një vit më pas, do të ketë përfitime të reja.

    Alketa Çabej, DPT: “Veç kësaj zbritje do të jetë dhe zbritja për çdo fëmijë 48 mije lekë në vit. Por të dyja këto zbritje i kanë efektet për vitin 2025 dhe do kryhen në 2026”.

     

    Drejtoria e Tatimeve Me faturat e ruajtura zbritje nga taksat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën e saj: Sa ke ndryshuar

    June 16, 2026

    Spanja zhgënjeu në ndeshjen e parë të Botërorit, portieri Simon pranon dobësitë: Ja çfarë na mungoi

    June 16, 2026

    Çështja e zgjedhjes së Presidentit/ Kurti: Për të ecur përpara duhet të marrë fund qasja refuzuese e opozitës

    June 16, 2026

    Reagimet gjermane-lehtësim dhe skepticizëm

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.