Kiara Tito ka përfunduar disa ditë pushimesh në Belek të Turqisë ku ndodhej bashkë me shoqërinë dhe vajzën e saj Luna Mari.
Luizi ka publikuar një video të momentit kur ato mbërrijnë në Rinas, teksa ka qenë prezent kur avioni ka prekur tokën shqiptare.
Dhe më herët Luizi shkruante në Instastory se ishte i gëzuar se ‘do vijnë dy dritat e syve’.
Ndërkohë Kiara mesa duket kthehet me energji të reja për projektet që e presin në ekran.
Së fundmi është përfolur se Kiara mund të moderojë BBV në Kosovë. Por më herët Bledi Mane tha se Kiara do prezantojë me Elvis Naçin emisionin në Top Channel ‘Shqiptarët për Shqiptarët’.
Përgatiti Radar.al




