ITALI– Nga mbytja e jahtit britanik në ujërat italiane, ishte edhe manjati i teknologjisë Mike Lynch, trupi i të cili është gjetur i pajetë. Ndërkohë vajza e tij 18-vjeçare është akoma e zhdukur e vijon puna për gjetjen e saj.
Kujtojmë se brenda superjahtit britanik “Bayesian” ishin 12 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.
Nga 22 persona, 15 prej tyre u shpëtuan ndërkohë 6 të tjerë janë konfirmuar se kanë vdekur, ndërsa një është ende i zhdukur.
VIKTIMAT:
Mike Lynch, manjati britanik i teknologjisë ishte në mesin e gjashtë personave të zhdukur. Të enjten, zhytësit konfirmuan se trupi i tij ishte gjetur. Ndërsa e bija 18-vjeçare e Lynch, Hannah Lynch, ishte në bord dhe është ende e zhdukur.
Jonathan Bloomer, kryetari i bankës së investimeve Morgan Stanley International, u konfirmua i vdekur të enjten.
Gruaja e Bloomer, Judy ishte në udhëtim me jaht me burrin e saj. Zhytësit konfirmuan se e gjetën trupin e saj të enjten.
Gjithashtu shefi i kuzhinës në bord të jahtit Recaldo Thomas vdiq. Trupi i tij ishte i pari që u nxor nga rrënojat.
Avokati amerikan Chris Morvillo ishte në mesin e atyre që u gjetën të vdekur të enjten. Morvillo ishte ndihmës avokat për Distriktin Jugor të Nju Jorkut midis 1995 dhe 2005 dhe punoi në hetimin terrorist për sulmet e 11 shtatorit.
Gruaja e Morvillo, Neda, vdiq së bashku me burrin e saj.57-vjeçarja kishte një markë bizhuterish luksoze, të cilën e drejtonte me emrin e saj të vajzërisë Neda Nassiri./bbc


