Jonida Proga, motra e Egli Progës i cili u vra në Pogradec në verën e vitit 2024, ka hedhur akuza të forta ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke e akuzuar se ka favorizuar dhe promovuar prokuroren e dosjes së vëllait të saj, Vasjana Postoli.
Në një postim në Facebook, ajo shkruan se prokurorja ka deklaruar në seancë gjyqësore se Egli Proga ka vdekur nga një grusht, ndërkohë që sipas saj autori Denis Meçe ishte një person me precedentë kriminalë dhe i përfshirë në gjobëvënie ndaj tregtarëve në Pogradec.
Në reagimin e saj Jonida Proga ironizon edhe anëtarët e KLP duke shkruar Faleminderit të gjithë anëtarëve të KLP që mbyllni sytë sa herë votoni për të mos parë ç’keni para Po të masakrohej vëllai yt nga kriminelë e gjobaxhinj a do e dekoronit prokuroren që tha vdiq nga një grusht.
Ajo i drejtohet edhe kryetares së KLP Mirela Bogdanit duke e vënë në pikëpyetje vendimin për ta promovuar prokuroren e çështjes ndërkohë që familja e viktimës kërkon drejtësi të plotë për vrasjen e Egli Progës.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 gusht 2024 në Pogradec Sipas policisë Egli Proga kishte shkuar në një lokal për të pirë ndërsa jashtë ndodheshin autori Denis Meçe dhe dy persona të tjerë gjithashtu nën efektin e alkoolit Debati nisi pasi Meçe i kërkoi një cigare dhe u përshkallëzua derisa të dy dolën jashtë lokalit ku autori e shtyu ose e goditi Progën duke e rrëzuar përtokë duke i shkaktuar plagë fatale.
Në fund familjarët e viktimës vijojnë të kërkojnë zbardhje të plotë të ngjarjes dhe përgjegjësi penale për të gjithë personat e përfshirë ndërsa reagimi i Jonida Progës ka hapur një tjetër debat të fortë mbi mënyrën se si trajtohen dosjet e rënda nga drejtësia shqiptare.


