Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të diasporës për qarkun Lezhë dhe rezultati përfundimtar konfirmon se Partia Demokratike ka arritur të mbajë mandatin e katërt në këtë qark, duke konsoliduar kështu një prani të rëndësishme elektorale në zonë.
Ndërkohë, atmosfera në Parkun Olimpik ku po ndiqej nga afër numërimi i votave nuk ka qenë e qetë. Mes drejtuesit politik të PS-së për diasporën, Taulant Balla, dhe përfaqësuesit të PD-së Flamur Noka, ka pasur një përplasje verbale.
Shkak për tensionet mendohet të jetë bërë interpretimi i rezultatit dhe pretendimet për parregullsi në numërim. Pavarësisht debatit, procesi vijoi deri në përmbylljen e tij.


