Mbyllet numërimi i votave edhe në Mirditë. PD ka fituar në këtë bashki me 5453 vota. PS ka marrë 4008 vota.
Në rang qarku PD-ASHM ka përmbysur rezultatin në Lezhë duke kaluar në avantazh ndaj Partisë Socialiste.
Koalicioni PD-ASHM ka fituar me 44.2% të votave, duke marrë 19,575 vota dhe duke u renditur si forca e parë në këtë zonë.
Partia Socialiste e Shqipërisë e ndjek ngushtë me 42.8% ose 18,976 vota, duke qenë në garë të fortë me PD-ASHM për vendin e parë.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet pozicionohet i treti me 6.3% ose 2,781 vota, duke lënë pas forcat më të vogla.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 19,575 vota – 44.2%
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 18,976 vota – 42.8%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 2,781 vota – 6.3%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,197 vota – 2.7%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 912 vota – 2.1%
Partia Mundësia – 487 vota – 1.1%
Lëvizja Bashkë – 219 vota – 0.5%
Lëvizja Atdheu (LA) – 55 vota – 0.1%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 37 vota – 0.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 46 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 7 vota – 0.0%


