Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërtimi i anijeve në Pashaliman/ Rama: Shpresoj që luftërat të përfundojnë, jemi shumë të vegjël për…

    Prindërit në panik për fëmijët/ Deklarata e ministres Kumbaro për gratë me shami pranë shkollave

    “Mjaft më me propagandë”/ Kosova nuk zgjodhi Presidentin e ri, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtesitë hapen nga populli

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Mbrojtja e Territorit/ Rama: Ofensiva kundër ndërtimeve pa leje do zgjasë gjatë gjithë mandatin e 4

    September 9, 2025

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka prezantuar Paketën për Mbrojtjen e Territorit që pritet të miratohet në parlament sapo të konstitutohet Legjislatura e re.

    Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se ofensiva e strukturave shtetërore ndaj ndërtimeve pa leje në vend, do vijojë gjatë gjithë mandatit të ri qeverisës.

    Ndër të tjera shefi i qeverisë tha se paketa e re ofron garanci për projekte arkitektonike me standarde dhe ofron siguri ndaj mashtrimeve që u bëhen blerësve për objektet në ndërtim.

    Pjesë nga fjala e Ramës:

    Do jenë në tryezën e qeverisë së re si ndër vendimet e para.

    Dua t’ju bëj me dije se për këtë paketë të re ligjore që do prezantojmë është punuar me shumë intensitet nga një grup shumë i gjerë juristësh dhe me ndihmën e disa deputetëve që kanë pasur aktivitet të lidhur me Komisionin e Ligjeve. I falënderoj ata që kanë marrë pjesë në këtë punë që u zhvillua pa ndalim gjatë gjithë periudhës së verës.

    Siç nuk ka asgjë të përkryer nuk është e tillë as kjo paketë, por është një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumente të reja për të mbrojtur territorin, duke nisur që nga suksesi përfundimtar i një ofensive që do të zgjasë mbase edhe gjatë të gjithë mandatit të ri për ndalimin pa kthim të çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje, deri tek mbrojtja e autorësisë së projekteve arkitektonike që gjatë të gjithë kësaj kohë, që kur në Shqipëri ka nisur ndërtimi nga sipërmarrja e lirë, janë deformuar dhe përdhunuar në formën e tyre nga ndërhyrja e ndërtuesve.

    Kjo i kthen në formale filtrat që vendosen për të garantuar që projekti plotëson standarde dhe një tjetër pasojë e konsiderueshme, mashtrimi që u bëhet blerësve duke u shitur objektin që ka marrë leje me pamjet specifike, ndërsa në fund fare ai objekt është si një kushëri i largët që sapo ka dalë i qethur e i rruar nga berberi dhe me trupin e deformuar./Radar.al 

    Edi rama Mbrojtja e Territorit ndertimet pa leje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërtimi i anijeve në Pashaliman/ Rama: Shpresoj që luftërat të përfundojnë, jemi shumë të vegjël për…

    April 29, 2026

    Prindërit në panik për fëmijët/ Deklarata e ministres Kumbaro për gratë me shami pranë shkollave

    April 29, 2026

    “Mjaft më me propagandë”/ Kosova nuk zgjodhi Presidentin e ri, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtesitë hapen nga populli

    April 29, 2026

    Të tjera ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.