TIRANË– Këtë të mërkurë Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu në një konferencë për mediat, është pyetur nga gazetarët për rolin e tij të mëparshëm si drejtor i Portit të Durrësitl duke e lidhur me faktin nëse në vendin tonë kanë hyrë lëndë toksike.
Vëngu ka thënë se nuk mund të fliste për detyrat e mëparshme, nëdërkohë ka vijuar se përgjegjësia e enteve private nuk duhet t’i adresohet institucioneve publike.
“Për t’ju sqaruar. Nuk jam këtu në cilësinë e detyrave të më përparshme. Por si ministër i Mbrojtjes. Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që çështje që kanë mospërgjegjësi nga entet private, t’i adresohen institucioneve publike.”-deklaroi Vëngu.


