Demokrati Ilir Alimehmeti, është ndër të paktët i cili shprehet se në Partinë Demokratike duhet ndryshim real, pas humbjes së zgjedheve të 11 majit.
Në momentin kur u pyet në lidhje me dorëheqjen e Berishës nga politka, Alimehmeti u tregua i kujdesshëm për të mos dhënë një përgjigje ekzakte në lidhje me këtë.
“Askush nuk ëhstë perferkt, të gjithë kemi nevojë për përmirësim. Është e nevojshme të bëhet çfarë kërkojnë njerëzit. Ata kërkojnë ndryshim. Që të bësh ndryshimin e madh duhet bërë i vogli në fillim” u shpreh Alimehmeti.
Kujtojmë se Ilir Alimehmeti është ndër kandidatët më të votuar në PD, bashkë me Jorida Tabakun, por ai mbeti jashtë Parlamentit.


