TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha sapo ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.
Kreu i demokratëve ka zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” që u dha më 3 Janar 2025.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që kreu i PD-së paraqitet në ambientet e SPAK, pas vendimit të togave të zeza më 3 Janar.
Është parë që Berisha u prit nga militantët e PD-së jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme pas thirrjeve nga PD-ja për protesta ditën e sotme./Radar.al


