Një situatë e pakëndshme ka ndodhur mes dy konkurrentëve të “Për’puthen”.
Bëhet fjalë për Albin dhe Xheliolën.
Gjithçka nisi nga një lojë mes konkurrentëve, ku Albi sfidoi Xheliolën në një dënim që asaj nuk i pëlqeu.
“Pije birrën, mbaje në gojë dhe puthe Xhonin”, ishte kërkesa e Albit, pas të cilës Xheliola i hodhi gotën me birrë në fytyrë atij.
Ky moment kaloi e pak çaste më vonë ata vendosën të diskutonin mes tyre. Por kjo bisedë nuk ishte aspak sqaruese, madje u pasua nga ofendime të rënda ndaj njëri tjetrit.
Nga të gjithë ofendimet, Xheliola nuk duroi dot deformimin e mbiemrit.
Ajo hoqi takat dhe e qëlloi Albin, ndërsa dëgjohet të thotë: “Ke për ta paguar shtrenjtë, mbaje mend çfarë kam për të të bërë.”
Situata e acaruar mes tyre vijoi edhe në studion e “Për’puthen”, por u dha vendimi që të dy të pezullohen nga programi.


