Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Mas*kra në Austri/ Policia jep detajet: Sulmi ishte i planifikuar, autori kishte pasion…

    June 13, 2025
    Mas*kra në Austri/ Policia jep detajet: Sulmi ishte i planifikuar, autori kishte pasion…

    Sulmuesi 21-vjeçar, që vrau nëntë nxënës dhe një mësuese në ish-shkollën e tij të mesme në Austri, kishte planifikuar me kujdes sulmin që zgjati shtatë minuta. Hetuesit austriakë thanë po ashtu më 12 qershor se sulmuesi kishte luajtur shumë lojëra online që kishin të bënin me të shtëna dhe vrasje.

    Sulmi i së martës në një shkollë të mesme në Grac përfundoi pasi ish-nxënësi i kësaj shkolle vrau veten.  Hetuesit deri më tani nuk kanë arritur të zbulojnë motivin, tha kreu i hetuesve policorë, Michael Lohnegger, i cili e përshkroi sulmuesin si një njeri “shumë introvert”, që kishte jetuar së bashku me nënën e tij në një fshat në periferi të Gracit.

    “Zbuluam se ai kishte pasion të madh të luajte lojëra online me vrasje”.- tha Lohnegger.

    Sulmuesi, i cili kishte lënë shkollën tre vjet më parë pa përfunduar studimet dhe të cilin autoritetet nuk e kanë emëruar deri më tani, kishte planifikuar me kujdes sulmin, sipas një letre të shkruar me dorë që u gjet në shtëpinë e tij, shtoi ai.

    Ky shënim “tregon se e gjithë rrjedha e ngjarjeve ishte planifikuar nga sulmuesi deri në detajin më të vogël”, tha Lohnegger.

    Lohnegger shtoi se mësuesja që ai vrau ishte njëra prej mësuesve të tij të mëparshëm, ndërsa sipas hetimeve deri tani “ai nuk kishte asnjë lidhje personale me nxënësit” që qëlloi.

    Pak para orës 10:00 të mëngjesit të së martës, sulmuesi hyri në shkollën e mesme Dreierschuetzengasse përmes hyrjes kryesore. Ai kishte një çantë në të cilën kishte një pistoletë, një pushkë dhe municion. Në kohën e sulmit, sipas Lohnegger, në shkollën ishin deri në 400 nxënës.

    Sulmuesi më pas kishte shkuar në katin e tretë – katin më të lartë të shkollës – hyri në një tualet, u armatos me armë zjarri dhe me një thikë gjuetie dhe më pas nisi të shtinte.

    “Nga ora 09:57, ai nisi të shtinte në shkollë dhe të shtënat zgjatën afër shtatë minuta.  Fillimisht ai shkoi në katin e dytë, ku hapi zjarr ndaj personave që gjendeshin në shkollë. Më pas, ai hipi në katin e tretë. Atje, ai nisi të qëllonte një derë të mbyllur të një klase dhe më pas nisi të shtinte pa dallim ndaj personave që gjendeshin brenda kësaj klase”,  tha Lohnegger.

    Më pas, sipas hetuesve, sulmuesi u kthye në tualet dhe e vrau veten, pak para se policia të arrinte në shkollë. Sulmuesi, që kishte marrë leje për armë pasi u ishte nënshtruar vlerësimeve psikologjike në mars, kishte blerë pushkën që e përdori në sulm përmes një shitësi në Grac në prill dhe pistoletën në një qytet tjetër në maj, tha Lohnegger.

    Në moshën 18-vjeçare, sulmuesi ishte refuzuar nga autoritetet që të kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak pasi u ishte nënshtruar testeve psikologjike dhe fizike të cilat gjetën se ai nuk ishte “i aftë” psikologjikisht për të shërbyer në ushtri, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer, në një përgjigje për AFP-në.

    Pas sulmit, Austria shpalli tri ditë zie dhe në këtë shtet ka nisur një debat mbi ligjet për armët.  Gjatë bastisjeve në shtëpinë e sulmuesit, policia po ashtu gjeti një bombë artizanale “jofunksionale”, një letër lamtumire dhe një video-mesazh që ai kishte lënë për nënën e tij./REL

    “Lamtumirë e dashur”/ Kiara Tito humb njeriun e shtrenjtë: Do më mungojë zëri yt

    Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën pas sulmeve ndaj Iranit!

    Austri Sulmuesi 21-vjeçar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.