Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryetari i LDK-së: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

    Statistikat për veprat penale, pastrimi i parave arriti rekordin e 10 viteve të fundit, skemat

    Nëse shisni përmes internetit duhet të regjistroheni, ose do ju bllokohet faqja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Mashtrimi me XUEX/ Skema ‘Ponzi’, u krijua nga emigranti italian që mashtroi mijëra amerikanë

    September 15, 2025
    Charles Ponzi,

    TIRANË– Si shumë  njerëz në botë edhe shqiptarët kanë rënë pre e nje skemë piramidale të tipit ‘Ponzi’ me platformën e investimeve në bursa XUEX.

    Qytetarët që kanë rënë pre e kësaj skeme duhet që të investonin të paktën 1 mijë euro, në mënyrë që mund të futeshin në investim. Pas kësaj ata duhet që të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në këtë sistem, në mënyrë që të rrisnin përfitimet e tyre.

    Çfarë është skema Ponzi?

    Skema Ponzi është një nga mashtrimet më të njohura financiare, e cila ndër vite ka prekur miliona njerëz në mbarë botën. Ajo funksionon mbi një parim shumë të thjeshtë: paratë e investitorëve të rinj përdoren për të paguar fitimet e investitorëve të hershëm, duke krijuar iluzionin e një biznesi të suksesshëm. Në fakt, pas saj nuk ekziston asnjë aktivitet i vërtetë ekonomik, por vetëm një rrotullim i vazhdueshëm i parave mes pjesëmarrësve.

    Mekanizmi i funksionimit është i ngjashëm në të gjitha rastet: mashtruesi premton kthime të larta dhe të sigurta, shpesh më të mëdha se çdo investim normal në treg. Investitorët e parë marrin pagesa që duken si fitime, por në fakt financohen nga ata që futen më vonë. Këta të fundit, duke parë “suksesin” e të parëve, ndihen të inkurajuar dhe shpesh ftojnë edhe të afërm apo miq të bëhen pjesë e skemës. Kjo vazhdon derisa nuk ka më mjaft investitorë të rinj që të mbajnë në këmbë sistemin. Në atë moment, skema bie dhe shumica e pjesëmarrësve humbin gjithçka.

    Ekspertët theksojnë se çdo ofertë që premton fitime të mëdha dhe të garantuara duhet parë me shumë dyshim. Në botën reale të financave, investimet mbartin gjithmonë risk, dhe askush nuk mund të ofrojë përfitime të larta pa asnjë rrezik. Skemat Ponzi shfrytëzojnë pikërisht dëshirën e njerëzve për t’u pasuruar shpejt dhe shpesh prekin shtresa të gjera të shoqërisë, duke shkaktuar pasoja jo vetëm individuale, por edhe në ekonomi.

    Historia ka treguar se skemat Ponzi kanë marrë përmasa gjigante në raste të ndryshme. Rasti më i njohur i kohëve të fundit është ai i Bernard Madoff në SHBA, i cili arriti të mashtrojë investitorë për shuma që kalonin 65 miliardë dollarë, duke u konsideruar mashtrimi më i madh financiar në histori.

    Emri i kësaj skeme lidhet me Charles Ponzi, një emigrant italian në Shtetet e Bashkuara, i cili në fillim të viteve 1920 u bë i famshëm pasi arriti të mashtrojë mijëra persona. Ai u premtoi investitorëve fitime të mëdha nga tregtia e pullave postare, por në realitet pagesat e para që bëri ndaj tyre nuk vinin nga ndonjë aktivitet tregtar, por nga paratë e atyre që sapo kishin hyrë në skemë. Fillimisht, gjithçka dukej e besueshme dhe shumëkush mendoi se kishte gjetur një mundësi të artë për t’u pasuruar shpejt. Por, si çdo skemë Ponzi, edhe kjo u shemb brenda pak kohësh, duke i lënë pjesën më të madhe të investitorëve pa kursimet e tyre./Radar.al 

    RG 129 US Bureau of Prisons, Atlanta Federal Penitentiary, Inmate Case Files 1899-1921, Acc. No. 129-62-0269, Case Nos. 3103-3117, Box No. 149, #3113 Charles Ponci
    Charles Ponzi Skema Ponzi XUEX
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryetari i LDK-së: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

    April 29, 2026

    Statistikat për veprat penale, pastrimi i parave arriti rekordin e 10 viteve të fundit, skemat

    April 29, 2026

    Nëse shisni përmes internetit duhet të regjistroheni, ose do ju bllokohet faqja

    April 29, 2026

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC-u

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.