SHKODËR– Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka nisur një aksion blic në qytetin e Shkodrës.
Bëhet me dije se aksioni policor ka nisur rreth orës 05:30 dhe dyshohet se ka lidhje me masakrën e Dobraçit. Raportohet se forcat RENEA kanë zbarkuar në banesën e Safet Bajrit dhe pritet shoqërimi i tij për t’u marrë në pyetje nga policia.
Ende nuk ka informacion nëse ka persona të tjerë të arrestuar apo shoqëruar. Kujtojmë se në masakrën në Dobraç më 30 tetor u vranë katër persona, mes tyre dy të pafajshëm, çifti Flutura dhe Bashkim Basha.
Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani, dy prej të dyshuarve në lidhje me atentatin, ndodhen në burgun e Reçit, dhe do u komunikohet mase e re për masakrën e Dobraçit, pasi dy të rinjtë u vetëdorëzuan në polici për një tjetër vepër penale që akuzoheshin. Ndërkohë dy të dyshuarit e tjerë nuk janë gjetur ende./Radar.al


