Ditën e sotme katër punonjës të policisë në Shkodër janë vënë në pranga nga AMP.
Burimet bëjnë me dije se arrestimet në fjalë lidhen me ngjarjen e Dobraçit.
AMP ka ngritur pak ditë më parë akuzën ndaj tyre për “shpërdorim detyre”.
Për rrjedhojë të ngjarjes janë vënë në pranga shtetasit: Viktor Logu, Julian Sterkaj, Marte Martini dhe Blerim Kurmekaj.
Ju kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 tetor, në zonën e Dobraçit të Shkodrës ku disa persona të armatosur hapën zjarr ndaj makinës me të cilën lëviznin dy viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Fatkeqësisht dhe gabimisht nga kjo ngjarje e pësuan me jetë dhe një çift kalimtarësh në momentin e papritur, shtetasit Flutura dhe burri i saj Bashkim Basha.
LEXO EDHE:
Personi misterioz në Dobraç/ Anila Hoxha zbulon: Fakti se ai ishte me të zeza na sinjalizon për…

