TIRANË– Këngëtari dhe producenti i njohur Sean “Diddy” Combs po përballet me zhvillime të reja ligjore, pasi prokuroria ka kërkuar që videot e sekuestruara gjatë bastisjeve në rezidencat e tij në Los Angeles dhe Miami të përdoren si prova në gjyqin që pritet të zhvillohet së shpejti. Bazuar në atë që raportojnë mediat e huaja pamjet të cilat thuhet se përmbajnë momente eksplicite dhe dëshmi të mundshme për abuzime të ndërlidhura me trafikimin seksual dhe shantazhin, akuzat kryesore që rëndojnë ndaj Diddy-t – mund të kenë ndikim të madh tek juria. Autoritetet i kanë cilësuar videot si “tronditëse” dhe me përmbajtje të ndjeshme që përfshijnë disa viktima.
Ndërkohë mbrojtja po përpiqet të kufizojë përmasat e procesit. Avokatët e Diddy-t kanë propozuar një pyetësor të detajuar për përzgjedhjen e jurisë, përfshirë pyetje mbi gatishmërinë e anëtarëve të mundshëm për të parë përmbajtje të rënda vizuale. Prokuroria, ndërkohë, e ka cilësuar këtë pyetësor si të tejzgjatur dhe me qëllim për të ndikuar në përzgjedhjen e jurisë. Gjykimi parashikohet të zgjasë tre javë, por përfshirja e materialeve të reja mund ta zgjasë edhe më shumë. Ky proces gjyqësor pritet të jetë ndër më të bujshmit në industrinë e muzikës viteve të fundit./Radar.al
Marrin kthesë hetimet për skandalet e Diddy-t: Pamjet e festave mund të shfaqen në gjyq