Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “BBVA4”, një kapitull i ri do të nisë për Gerta Gixharin.
Burimet për Vip Magazine bëjnë me dije se gazetarja do t’i bashkohet panelit të emisionit të famshëm “Goca dhe Gra”, duke lënë pas bashkëpunimin me RTSH-në.
Sës shpejti, Gertën do ta shikojmë në ekran, jo më si lojtare në një reality shoë, por në rolin që e karakterizon më shumë: gazetare/ moderatore.
Akoma nuk është zbuluar se kush do të jetë krah Gertës këtë sezon të emisionit në fjalë.
Por diçka është mësuar: Einxhel Shkira pritet të mos jetë pjesë e këtij edicioni, pasi ndodhet në pritje të ëmbël. Nëpërmjet disa postimeve në rrjet ajo ka paralajmëruar një pauzë të re nga ekrani.


