Një situatë e sikletshme ka qenë për Gerta Gixharin përballja e saj me Rozana Radin kur kjo e fundit i ka kujtuar se ajo nuk flet me të motrën, aktoren Olta Gixhari.
Fakti është se që në pjesëmarrjen e Oltës në BBV, zërat ishin se dy motrat nuk flisnin me njëra tjetrën.
Ndërsa Gerta më pas u bë protagoniste në media me komentet e saj për lojën në BBV të lojtarëve, këtë vit, Olta vetëm një herë ka postuar teksa dukej në ambientet e Top Media për të cuar veshjen që do mbante në spektakël motra e saj Gerta, shkruan Radar.al.
Teksa ishin duke debatuar Rozana i drejtohet Gertës duke e pyetur se përse nuk e përmend asnjëherë motrën e saj Oltën.
“Ngreje në qiell se e ke motër. Çfarë ka ndodhur mes jush që nuk flet fare për motrën tënde? Ajo e meriton ta ngresh në qiell. Nuk e di çfarë ka kjo motra jote që nuk flet fare për ty. Çdo lojtar që ka qenë këtu do përmendet. Mua Olta më ka uruar fitoren e BBV. Më ka thënë uroj që të fitosh. Pse ma tha mua ajo, mendon se gënjej? Ta vërtetoj se i kam gjërat e vërteta”, tha Rozana.
Gerta: Unë kam ardhur të luaj këtu jo të flas për familjarët e mi. Shumë mirë që ta ka uruar fitoren, ishalla e fiton nëse e meriton.


