Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Marrëveshja për paqen me Rusinë, delegacioni ukrainas niset drejt Shteteve të Bashkuara

    November 29, 2025
    Marrëveshja për paqen me Rusinë, delegacioni ukrainas niset drejt Shteteve të Bashkuara

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se një delegacion i shtetit të tij, i udhëhequr nga sekretari i Këshillit të Sigurisë, Rustem Umerov, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara për të vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

    Umerov u vu në krye të delegacionit ukrainas pasi kryenegociatori paraprak, shefi i stafit të Zelenskyt, Andriy Yermak, dha dorëheqje një ditë më parë pasi hetuesit kundër korrupsionit bastisën zyrën dhe shtëpinë e tij.

    Zelensky tha se pret që rezultatet e takimeve të mëhershme me SHBA-në në Gjenevë, që u zhvilluan fundjavën e kaluar, tani të “konkretizohen” në bisedimet e së dielës.

    Këto takime i mundësuan Ukrainës që të paraqiste propozimet e saj, pasi sekretari amerikan i Ushtrisë, Dan Driscoll, paraqiti propozimet amerikane tek udhëheqësit në Kiev pothuajse dy javë më parë.

    “Rustem dorëzoi sot një raport dhe detyra është e qartë: të punojmë shpejt dhe me substancë për hapat e nevojshëm për të përfunduar luftën”, shkroi Zelensky në X.

    Yermak i tha New York Post disa orë pas dorëheqjes se po “shkon në front”.

    “Jam një njeri i ndershëm dhe i respektueshëm”, tha ai.

    Ukraina po përballet me presion nga Uashingtoni për të pranuar kushtet e një marrëveshjeje paqeje, ndërsa Zelensky gjendet në situatën më të vështirë politike dhe ushtarake që nga ditët e para të pushtimit rus më 2022.(REL)

    delegacioni ukrainas niset drejt Shteteve të Bashkuara Marrëveshja për paqen me Rusinë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.