Ish banorja e Big Brother Vip Albania, moderatorja Heidi Baci ka ndarë lumturinë dhe kënaqësinë që në Tiranë, më në fund ka ardhur në kryeqytetin shqiptar hoteli luksoz nën markën e stilistit me famë botërore Philipp Plein.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale një kolazh fotosh nga restoranti luksoz duke shkruarL “Philipp Plein edhe në Tiranë, urime”.

The Plein Hotel, marka e njohur e stilistit me famë botërore Philipp Plein, e përuruar vetëm tre muaj më parë në Milano, ka zgjedhur Tiranën si qytetin e parë për t’u zgjeruar jashtë Italisë. Një lajm i jashtëzakonshëm për kryeqytetin shqiptar, pasi për herë të parë një brand i këtij liveli vjen në Shqipëri.
Grupi Plein ka nënshkruar së fundi marrëveshje ekskluzive me kompaninë shqiptare që operon në fushën e pronave të patundshme, X One shpk, e drejtuar nga Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, e cila nga ana e saj ka nisur punën për ndërtimin e projektit ambicioz, Grand Park Skyline në zemër të Tiranës, në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial (te ish Garda e Republikës).
Struktura luksoze Grand Park Skyline, që përfshin 3 kulla (dy rezidenciale dhe një hotel) është projekti më i ri në kryeqytetin shqiptar, i cili do të ndryshojë horizontin e Tiranës, ndërsa marrëveshja me grupin e Philipp Plein synon të krijojë një hapësirë të jashtëzakonshme luksi, mode dhe argëtimi, duke e transformuar atë në një destinacion ekskluziv.
Një eksperiencë luksoze me emrin Philipp Plein
Kullat e projektuara nga arkitekti i njohur zvicerian, Valerio Olgiati, përfshijnë një hotel me 5-yje, që tani do të mbajë emrin brand The Plein Hotel, me të paktën 150 dhoma, 100 rezidenca me shërbime 24/7, e menduar për një klientelë të zgjedhur. Në brendësi të kompleksit do të jetë edhe një lokal brand me emrin Philipp’s, një restorant japonez ‘Sukaru Ba’ dhe një klub ekskluziv ‘Crystal Beach’, të gjitha sipas modelit të testuar tashmë me sukses nga The Plein Hotel i Milanos.
Çdo detaj i projektit do të reflektojë brandin e markës, me një dizajn unik dhe një ofertë shërbimesh që do të pasqyrojë luksin dhe stilin karakteristik të Philipp Plein. Dizajni i brendshëm do të kurohet personalisht nga fashion designer-i bavarez dhe ekipi i tij i arkitektëve, për të garantuar një eksperiencë unike dhe në koherencë me vlerat e markës së famshme.
Lexo më shumë


