Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Maran: E vështirë të dilja jashtë listës së gatshme

    May 28, 2026

    TIRANË- Trajneri Rolando Maran shfaqet për herë të parë në konferencë për shtyp për të komentuar listën e Kombëtares. Tekniku italian ftoi 27 futbollistë në total për miqësoret e qershorit. Shqipëria do të përballet me Izraelin dhe Luksemburgun. Risi ishin Luis Hasa dhe Pano Qirko.

    “Do kisha dashur të ishte pak më e gjatë kjo listë. Kam dëshirë të shoh gjithë lojtarët dhe cilët janë më funksionalë për t’ju përshtatur ndeshjeve. Janë fondamentale për përgatitjen e ekipit dhe në vazhdim. Ka qenë e vështirë, por i jam referuar listës së madhe që ishte krijuar. Kam punuar për të kuptuar më mirë si është gjendja e lojtarëve. Një pjesë prej tyre, nëse janë mirë në kushte fizike dhe si po i shkon dëmtimi. Mund të përmend të dëmtuarit. Strakosha me të cilin kam komunikuar në telefon dhe po vijon rikuperimin aty ku ndodhet. Kemi pasur komunikim dhe jemi takuar me Dajsinanin, Muçin, Manajn dhe Gripshin, që kanë qenë këtu. Na kanë vizituar dhe kanë bërë vlerësimet e duhura në klinikën tonë. Është e rëndësishme të punohet në këtë aspekt për të marrë maksimumin nga këto lojtarë. Do të jenë shumë të rëndësishme.

    Gjej rastin për të përshëndetur Edgar Çanin. Gjatë punës sime ka rastisur që lojtarët kanë shënuar rekord golash gjatë sezonit. Kur skuadra ndërton shumë, do të thotë që ndihmon sulmin të shënojë. Nëse shënon, dhe rezultatet janë të favorshme. Kjo gjë mund të ndihmojë Armando Brojën, por edhe lojtarët e tjerë, sulmuesit e tjerë. Në një kombëtare sa më shumë të punohet në grup dhe të merren rezultate nëpërmjet golave. Jam i bindur që me punën në fushë do ndihmojmë skuadrën që të arrijë te goli. Pas golit vijnë edhe rezultatet.

    Mungesa e Balliut? Fola me të 3-4 ditë më parë, ishte i sinqertë dhe më pëlqeu. Mori kohë të mendohej sepse ai nuk e di nëse do të vazhdojë aventurën me Kombëtaren. Më kërkoi kohë dhe m’u duk e drejtë që një lojtari të tillë t’i jepja kohë, një lojtar që ka luajtur shumë dhe ka nevojë të kuptojë nëse do të vazhdojë me ekipin kombëtar, vetëm kaq.

    Eksperimentet apo rezultati? Jemi të gjithë të uritur dhe me dëshirë për të bërë rezultat se të fitosh të ndihmon të fitosh. Por duke patur pak kohë, ishte e vështirë të dilja jashtë listës së pritshme të gatshme. Mora këtë parasysh dhe të vazhdimësinë, të kuptoj çfarë është e mirë nga një bllok që ka bërë mirë deri pak ndeshje më parë, dhe të kuptoj se çfarë mund të shërbejnë nga këtu në vijim për të aplikuar futbollin tim e përmirësuar rezultatet e kësaj Kombëtareje. Konsideratat janë këto, dëshira është gjithmonë, janë tifozët që duan të shohin ekipin të luajë e fitojë, se duke fituar argëtohesh më shumë. Kur bën shumë eksperimente gjithmonë, nuk të bën të rritesh. Do mundohemi t’i bëjmë të dy gjërat, mendoj se janë premisat për të bërë mirë. Janë ndeshje delikate, jo për kundërshtarin, por sepse vijnë në fund të sezonit që ka qenë i vështirë për shumëkënd. Do kërkoj sakrificë, por kam parë që ka gatishmëri për të bërë ndeshjet e fundit të bindur dhe për mua ky është një fillim i mirë. Pastaj do të vijë gjithçka, që do të mundohemi të ndërthurim e shohim. Por do ta bëj kur të kem një kuadër më të qartë. Sapo të mbarojnë ndeshjet, do shkoj të shoh U21, se edhe ndaj asaj duhet vëmendje. Shumë lojtarë të U21 i kam parë dhe i njoh, por kam këtë fat që sapo të mbarojnë dy ndeshjet, do shoh U21 dhe ky do jetë hapi i parë për të arritur aty për të cilën flitnim më parë./PanoramaSport

    kombetarja shqiptare Maran
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.