Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kurti dhe Sorensen bisedojnë për integrimet evropiane

    Zjarri në pallatin ‘Arlis’/ Dyshohet se flakët nisën nga pakujdesia e disa të miturve! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

    Shpërdorim detyre/ Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona! 4 prej tyre ish-zyrtarë të IMT

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Maqedonia e Veriut në zgjedhje lokale/ 1.8 milionë qytetarë votojnë për drejtuesit e rinj të 81 komunave

    October 19, 2025

    Maqedonia e Veriut po zhvillon sot raundin e parë të zgjedhjeve lokale, ku qytetarët me të drejtë vote zgjedhin drejtuesit e rinj të 81 komunave të vendit, përfshirë edhe kryetarin e Komunës së Shkupit dhe anëtarët e këshillave komunalë.

    Procesi i votimit nisi në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në 19:00 të mbrëmjes.
    Në total janë hapur 3,474 qendra votimi, ndërsa në listën zgjedhore figurojnë 1,832,415 qytetarë me të drejtë vote.

    Në garë marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 iniciativa të pavarura qytetare. Në total, 309 kandidatë garojnë për postin e kryetarëve të komunave, ndërsa janë dorëzuar 576 lista për anëtarë të këshillave komunalë.

    Konkurrenca më e fortë është regjistruar në kryeqytetin Shkup, ku 16 kandidatë synojnë të fitojnë drejtimin e Komunës së Qytetit të Shkupit, duke e bërë atë garën më të ndjekur të ditës.

    Për garantimin e një procesi transparent dhe demokratik, zgjedhjet po monitorohen nga 1,451 vëzhgues, prej të cilëve 807 janë vendorë dhe 644 ndërkombëtarë. Ata janë shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit dhe po ndjekin nga afër çdo fazë të procesit, nga hapja e kutive deri në numërimin e votave.

    Zgjedhjet lokale të këtij viti zhvillohen në një klimë politike të ngarkuar, ndërsa rezultatet pritet të kenë ndikim të ndjeshëm jo vetëm në nivel lokal, por edhe në raportet e forcave politike në prag të sfidave të ardhshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Maqedonia zgjedhjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kurti dhe Sorensen bisedojnë për integrimet evropiane

    April 16, 2026

    Zjarri në pallatin ‘Arlis’/ Dyshohet se flakët nisën nga pakujdesia e disa të miturve! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

    April 16, 2026

    Shpërdorim detyre/ Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona! 4 prej tyre ish-zyrtarë të IMT

    April 16, 2026

    Kaosi gjatë Bajern-Real, e pëson edhe Kompani. Pezullohet për gjysmëfinalen me PSG-në

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.