Para 5 ditësh, Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi u bënë prindër për herë të parë.
Siç u shprehën dhe vetë ata jeta e tyre u bekua me një vajzë emri i së cilës është Nea.
Ndërkohë mami Sara postoi sot për herë të parë një fotografi të së voglës, ku shfaqet këmba e saj e vockël.
Të gjithë ishim në pritje të portretit të bebit por kujtojmë se para pak kohësh Sara ka deklaruar se nuk do e bëjë publike portretin e fëmijës së saj.



