TIRANË– Mesditën e kësaj të mërkure ka ndodhur një aksident pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një punonjës i kësaj ministrie.
Ngjarja ka ndodhur te vijat e këmbësorëve, ndërsa burimet bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, është shoqëruar nga policia e Tiranës ku po kryen veprime të mëtejshme./Radar.al