Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën në rrugën e Myltes, në Lezhë, ku një automjet tip Ford përplasi një fëmijë 10-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
I mituri mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor po analizon nëse janë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe kush mban përgjegjësi për përplasjen.


